Një qytetar shqiptar rrezikon dënimin kapital në Kinë. Një i ri shqiptar i cili është arrestuar sëbashku me një grup filipinez, kinezë dhe tajlandezë për trafik droge në Kinë rrezikon të marrë dënimin kapital.
Ka qenë prorkurori i çështjes në Kinë, i cili ka kërkuar dëbim kapital për të arrestuarit, mes tyre përfshirë edhe shqiptarin.
Shqiptari i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet K. K., me origjinë nga një qytet jugor në Shqipëri.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë shqiptare me anë të Ministrit të Evropës dhe Punëve të Jashtme, Igli Hasani, i cili ka nisur kontaktet me autoritetet kineze për të bërë të pamundurën për të evituar dënimin kapital të shetasit shqiptar.
Hasani i ka përcjellë të Dërguarit të Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, ndjeshmërinë e lartë që ka për qeverinë shqiptare dhe opinionin publik, për gjykimin që po zhvillohet në Gjykatën Popullore të Nivelit të Mesëm në qytetin e Guangzhou (Provinca Guangdong), në ngarkim të shtetasit shqiptar.
Sipas policisë së Kinës, ata tentuan me një anije të nisur nga Hong Kongu, të fusin në shtetin komunist, 1 ton Kokainë cila ishte blerë në Amerikën Latine.
Në momentin kur panë se po i afrohej një anije e Rojës Bregdetare të Kinës, kapiteni i anijes Wu Duojian, udhëzoi gjashtë marinarët mes tyre edhe të riun shqiptar të hedhin në det pakot e drogës.
I riu shqiptar është 36 vjeç me origjinë nga një qytet në jug të Shqipërisë. Familjarët e tij, ishin në Kinë për të ndjekur procesin gjyqësor.
Burime i thanë TCH se procesi gjyqësor u zhvilluar në gjykatën e Guangzhou në datat 11- 14 qershor. Avokati i tij shpjegoi në sallën e gjyqit se ndaj shqiptarit me inicialet K.K, duhet të këtë një masë më të lehtë, me dënim me burg dhe jo dënimin me vdekje.
Sipas avokatit i riu shqiptar është viktimë e kësaj situate dhe nuk është organizator i trafikut të kokainës.
Nga të dhënat e mbledhura prej avokatit të shqiptarit përfshi dëshmitë e të arrestuarve të tjerë gjatë kohës që po transportohej droga, i riu shqiptar i punësuar si marinar në këtë anije. Ai e kishte kuptuar se ishte përfshirë në një grup kriminal momentin kur u urdhërua nga kapiteni anijes të hidhte në det sasinë e kokainës.
Avokati të riut shqiptar i tha gjykatës në Kinë se:
“Ai në asnjë moment nuk ka dhënë ndihmë në mënyrë të vetëdijshme për ngarkesën që po transportohej sepse nuk ka qenë në dijeni dhe për këtë punë. Ai është udhëzuar përmes një zonje me telefon satelitor që i ofroi punë dhe para për shpenzimet e udhëtimit. Ajo në asnjë moment nuk i ka bërë të qartë klientit tim shqiptar, që puna në të cilën ajo e kishte punësuar ishte drogë dhe jo mallra shërbimi sikurse pretendonte zonja”.
Avokati të riut shqiptar, i solli në vëmendje gjykatës edhe një argument tjetër.
“Ai duhet të ndiqet për gjykim nga gjykatat e drejtësisë së Hong Kong-ut, pasi bosi i vërtetë i krimit po gjykohet në Hong Kong dhe ai ka marrë masë më të lehtë ndëshkimi, atë të burgimit. Në këto kushte nuk ka se si të dënohet klienti im me vdekje kur ai në asnjë rast nuk është organizator i krimit përveçse viktimë dhe pre e mashtrimit të grupit organizator”.
Gjykata në Kinë pritet të japë vendimin për shqiptarin dhe 16 të arrestuarit e tjerë gjatë muajit korrik.







