
Lëvizja e automjeteve në autostradën Durrës–Tiranë është bllokuar përkohësisht në zonën pranë Shijakut, për shkak të prezencës së madhe të tymit të shkaktuar nga zjarri që ka përfshirë fshatin Koxhas.
Zjarri përfshiu sipërfaqe me barishte dhe për shuarjen e flakëve u angazhuan pesë mjete zjarrfikëse.
Sasia e dendur e tymit ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në rrugë, duke krijuar rrezik për qarkullimin e automjeteve.
Për këtë arsye, është vendosur bllokimi i përkohshëm i segmentit nga Vora në drejtim të Durrësit, ndërsa është krijuar një radhë kilometrike automjetesh./Versus.al

