
Tiranë- Një 47 vjeçare e identifikuar si F.Z është arrestuar nën dyshimin se shfrytëzonte për prostitucion dy gra të tjera në kryeqytet.
Ajo kishte marrë me qira një apartament të cilin e përdorte për të shfrytëzuar dy bashkëatdhetaret e saj D.W 44 vjeçe dhe L.C, 46 vjeçe. Të dyka shtetaset kineze u proceduan penalisht.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al
