AKTUALITET /

Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën, avokati Gjokutaj: Po krijohen pengesa artificiale në proces

Seanca e radhës në GJKKO do të mbahet më 19 korrik.

Shkruar nga Versus
Shtyhet seanca në GJKKO për Berishën, avokati Gjokutaj: Po
Sali Berisha

Është shtyrë sërish data për seancën në GJKKO ku do të jepet vendimi për afatet e hetimit për dosjen “Partizani” dhe masën e sigurisë së kryedemokratit Sali Berisha.

Genc Gjokutaj, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha foli për mediat jashtë GJKKO ku bëri me dije se ka kërkuar edhe marrjen e akteve hetimore për çështjen, të cilat përbëhen nga 12 fashikuj. Teksa deklaroi se gjykata u kishte kërkuar pagesë për vënien në dispozicion të akteve hetimore, Gjokutaj akuzoi gjyqtaren Irena Gjoka se po krijon pengesa artificiale në proces.

“Këto gjëra i di Edi Rama dhe Irena. Shoh që arsyeja është thellësisht serioze për ta. Kjo vendosi që aktet duhen marrë me pagesë. Nuk folëm në nivel financiar. Këta po krijojnë pengesa artificiale për procesin. Janë 12 fashikuj të përgatitur gjatë këtyre 2 muajve. Printohen letra pa lidhje”- u shpreh Gjokutaj.

Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më 19 korrik.  Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar nën akuzën e korrupsionit për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Versus.al

Poll