Seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, është shtyrë për shkak të mungesës së disa avokatëve.
Seanca e radhës u la për të martën e ardhshme.
Seanca ndodhet në fazën e pyetjes së bashkëpunëtorëve të drejtësisë, nga ana e avokatëve të të pandehurve.
Nuredin Dumani deri më tani është pyetur nga shumica e avokatëve, ndërsa kanë mbetur edhe dy të fundit, më pas, do të pyeten po ashtu edhe bashkëpunëtorët e tjerë Erion Alibej e Skerdi Tase.
Seanca e fundit të martën e kaluar, u shoqërua me tensione, pasi prokurori i çështjes takoi në sallë bashkëpunëtorët e drejtësisë, duke shkaktuar debate e tensione nga avokatët e të pandehurve të tjerë, që pretenduan se SPAK po ndikon tek dëshmitë e bashkëpunëtorëve./Versus.al








