Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, ka dhënë detaje në lidhje situatat e zjarreve në vendin tonë.
Ai shprehet se pas një lufte të madhe të autoriteteve ndaj zjarreve, më në fund në Bashkinë e Selenicës nuk ka asnjë vatër zjarri.
Postimi i Ministrit të mbrotjes:
Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës. Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga #ForcateArmatosura.
Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre #Heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.







