Gjirokastrës- Mali i Gjerë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Dhjetëra forca vullnetare janë nisur edhe 50 forca të ushtrisë janë nisur për të shuar vatrat e zjarrit të cilat raportohen të jenë 4 të tilla.
Pas 3 orë e 30 minuta rruge me këmbë duke u ngjitur në shpatin e Malit te Gjere, zjarrfikësit e Gjirokastrës dhe forca vullnetare filluan ndërhyrjen me mjete rrethanore pre shuarjen e vatrave të zjarrit.
Drejtoria PMZSH Bashkia Gjirokastër ne orën 04.30 u nis për të ndërhyrë në shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e Malit të Gjerë, të cilat po përparonin drejt qytetit të Gjirokastrës. Në krye të këtij aksioni është vënë drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve te Shqipërisë Arben Cara. Versus.al







