Në një valë shkarkimesh të "sugjeruar dhe urdhëruar" nga kryeministri Edi Rama, vëmendja është kthyer tek drejtorët e Bashkive në vend.
Por në këtë rast, "dritat e prozhektorëve" janë fokusuar tek drejtorët e Bashkisë së Pogradecit.
Redaksia e "Lajme Troç" ka publikuar denoncimet e qytetarëve duke ngritur aludime lidhur me bizneset e drejtorëve të Bashkisë.
Sipas denoncimeve, Enton Berberi, drejtori i punëve publike në Bashkinë Pogradec është pronar i Bar-Restorant "La Scala" në hyrje të qytetit.
Por nuk është i vetmi! Edhe Beni Beshktasha, drejtori i Parqeve në Bashkinë Pogradec, ka ndërtuar së fundi një Beach-Bar duke zënë pjesë publike në pjesën e shëtitores në pjesën e plazhit.
Por nuk është i vetmi që ka pozicion eprori dhe "shfrytëzon" fushën ku ai ka "ekspertizë" për të ngritur një biznes.
Edhe Shkëlqim Ago, drejtor i menaxhimit të varrezave në Bashkinë Pogradec ka një biznes për prerjen e mermerit që përdoret për pllakat e varreve.
Por jo vetëm kaq. Në pronësinë e tij, ai ka edhe restorant për ceremonitë mortore. Së fundmi, Irsa Karapança, Drejtoresha e Financave në Bashkinë Pogradec, gjithashtu ka ndërtuar mbi trotuar duke zaptuar hapësirën publike dhe duke vështirësuar kalimin e qytetarëve.
Për të ngritur biznesin e saj, "firmën" e ka marrë nga Paskalino Ziko, Shefi i Urbanistikës të Bashkisë së Pogradecit.







