AKTUALITET /

“Skenar filmash” në Tiranë, shoferi fyen gardistët gjatë aktivitetit të Ramës, më pas përplas 3 policë! Njëri prej tyre te ‘Trauma’

Shkruar nga Versus

“Skenar filmash” në Tiranë, shoferi fyen gardistët

Tiranë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Freskut ku një shofer 36 vjeçar ka marrë ofenduar dhe më pas ka përplasur tre punonjës të policisë.

Rreth orës 17:35 teksa në këtë zonë po zhvillohej një aktivitet nga kryeministri dhe punonjësit e policië kishin marrë masat e nevojshme, shoferi Isnik Nokshiqi me një mjet “Chervolet” ngjyrë të kuqe ka ndaluar në afërsi të aktivitetit dhe ka fyer efektivët dhe punonjësit e gardës.

Pasi u largua me shpejtësi, mjeti u ndalua nga shefi i policisë rrugore Roven Zeka së bashku me agjentin e aksidenteve Altin Lami. Nokshiqi ka vazhduar të kundërshtojë me dhunë efektivët duke mos dalë nga mjeti.

Në përpjekjen e tyre për ta neutralizuar, Nokshiqi është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e Zekës, Lami dhe shefit të seksionit të aksidenteve Sokol Novakut.

Agjenti Lami është transportuar për në spitalin e Traumës me fraktura të shumta për shkak se drejtuesi i mjetit e përplasi duke e hedhur mbi kofano dhe e mbajti aty për 20 metra derisa oficeri u rrëzua për në krahun e majtë të rrugës.

Autori braktisi automjetin në rrugën e Dajtit dhe pas 1 ore negociatash me familjarët e tij, u bë i mundur arrestimi i 36 vjeçarit i cili tashmë akuzohet për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: