Elbasan- Një grabitje e ngjashme me ato të skenarëve të filmave ka ndodhur rreth orës 02:35 të mëngjesit në fshatin Petresh ku dy persona vodhën makinën tip “ford” në pronësi të 28 vjeçarit R.Ll.
Policia ka pikasur automjetin që këta persona kishin grabitur dhe u kanë bërë shenjë për të ndaluar, por grabitësit nuk i janë bindur urdhrit të tyre duke vijuar lëvizjen me shpejtësi.
Për t’ju shmangur ndjekjes së policisë, dy grabitësit braktisën makinën pasi dyshohet se gjatë ecjes është përfshirë nga flakët në fshatin Dopaj.
Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Versus.al







