AKTUALITET /

“Skenar filmi” në Valias, punonjësi i argjendarisë grabitet nga klienti që porositi varëse 8 mln lekë

Shkruar nga Versus

“Skenar filmi” në Valias, punonjësi i argjendarisë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me grabitjen e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Valiasit ku punonjësit të argjendarisë Luis Balliut dhe agjendi i krimeve, Egzon Mustavataj janë kërcënuar me armë zjarri dhe u është marrë varësja e floririt me vlerë 8 milionë lekë të vjetra.

Balliu kishte për qëllim ta shiste varësen e shtrenjtë te një person më të cilin kishin folur në rrjetet sociale dhe ishte paraqitur në vendin ku i kishte thënë blerësi. Duke qenë se mbante me vete një varëse me vlerë të madhe, punonjësi i argjendarisë, ka lajmëruar edhe shokun e tij efektivin e komisariatit nr.4. Sipas dëshmisë së tyre, në momentin që kanë mbërritur në vendin ku u ishte thënë, një automjet tip “Golf 5” me ngjyrë të zezë dhe targa të huaja ka ndaluar afër tyre dhe prej aty dolën dy persona të maskuar me kapuç dhe shall. Njëri pre jtyre mbante kallashnikov në dorë dhe sipas dëshmive, ka qëlluar në ajër për t’i trembur. Ndërsa autori tjetër hapi derën e makinës me të cilën kishte udhëtuar Balliu dhe mori varëse e floririt.

Pas ngjarjes, ata kanë bërë kallëzim në polici, ku efektivi ka deklaruar se e kishte pasur me vete armën e shërbimit por nuk e kishte përdorur. Versus.al

Tags:

grabitje

Poll