Kledian Llaho është shkarkuar nga posti i kreut të Prokurorisë së Sarandës dhe për 3 muajt në vazhdim paga e tij do të ulet me 20% të shumës së zakonshme mujore.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi SPAK e kishte pezulluar Llahon nga detyra nën dyshimin se kishte kryer shkelje të rënda gjatë një procesi hetimor duke favorizuar vjehrrin e tij.
Më herët Inspektoriati i Lartë i drejtësisë kishte konstatuar shkelje pas verifikimeve që pasuan ankesat e bëra nga qytetarët. Gjithashtu në ankesat për Llahon kishte vërejtje edhe për sjelljen e tij ndaj kolegëve magjistratë.
Sipas hetimeve të SPAK, Llaho me veprimet dhe mosveprimet e tij ka kryer shkelje pasi nuk zbatoi vendimin e gjykatës për thellim hetimesh në një çështje të caktuar me qëllim që të favorizonte vjehrrin e tij. Versus.al








