
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla i cili është marrë i pandehur për një rast korrupsioni të ndodhur para zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit 2022, është paraqitur sot në ambientet e GJKKO ku do mbahet seanca paraprake për të.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Në audion e publikuar, Memolla dëgjohej teksa i kërkonte punonjësit të OSHEE që të mos i shkëpuste energjinë elektrike një qytetareje duke i premtuar se do ta paguante ai faturën pasi ishte në fushatë elektorale. Ai e udhëzon punonjësit që me ndërprerjen e energjisë elektrike për debitorët të merren pasi të mbaronin zgjedhjet e 6 marsit të cilat i fitoi. Versus.al







