AKTUALITET /

SPAK merr nën hetim policët e burgjeve që transferuan Erion Veliajn nga Durrësi në ambientet e Apelit, zbulohet arsyeja

Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata.

Shkruar nga Versus

SPAK merr nën hetim policët e burgjeve që transferuan Erion

Anëtarët e grupit të shqërimit të Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të Gjykatës së Posaçme, janë duke u hetuar nga SPAK, për shkelje të zbatimit të detyrave. Njëri prej tyre i ka dhënë telefonin e tij kryebashkiakut tënga i cili ky i fundit ka bërë një telefonatë.

Atij i është marrë dëshmia dhe ka pranuar veprimin, me pretendimin se kishte frikë. Punonjësit që po hetohen janë grupi policor i burgjeve nga të drejtorisë së Durrësit.

Koha kur ka ndodhur kjo ngjarje nuk konfirmohet ende, por jo zyrtarishtë mësohet se bëhet fjalë për datën 13 mars, kur Gjykata e Posaçme e Apelit, refuzoi kërkesën për lirim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi “arrestin në burg”, caktuar nga shkalla e parë më 12 shkurt. Nuk dihet kë ka telefonuar Veliaj dhe cila ka qenë biseda, e ndaluar rreptësisht në ligj për një të paraburgosur pa aprovimin përkatës të autoriteteve.

Tags:

spak hetim

Poll