AKTUALITET /

SPAK në terren për 11 majin, flet Dumani: Ata që kryejnë detyrën, s'duhet të frikësohen

Teksa prezantoi strategjinë për parandalimin e krimeve zgjedhore, Dumani u shpreh se hetimet do bëhen pa ndikim politik.

Shkruar nga Versus

SPAK në terren për 11 majin, flet Dumani: Ata që kryejnë

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka reaguar sot lidhur me planin dhe taskforcën e ngritur për të parandaluar krimet zgjedhore në 11 maj.

Ai theksoi bashkëpunimin me prokurorinë e përgjithshme ndërsa duke nënkuptuar edhe një përgjigjie për deklaratat e Ramës i cili e konsideroi “lajthitje momenti” planin për survejimin dhe ndalimin e krimeve zgjedhore, Dumani tha se kushdo që kryen detyrën, nuk ka asgjë për çfarë të frikësohet.

“Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave. Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmerisht me shtetin e së drejtës.

Hetimi do kryhen në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor”, deklaroi Dumani.

Për zgjedhjet e 11 majit, edhe prokuroria e përgjithshme njoftoi ngritjen e 13 grup seksioneve që do jenë në gatishmëri në gjithë vendin për të ndjekur rastet kur raportohen shkelje gjatë procesit zgjedhor. SPAK nga ana tjetër, bëri shpërndarjen e prokurorëve të posaçëm në rrethet e vendit për të drejtuar grupet e taskforcës. Versus.al

Poll