Tiranë- Një 37 vjeçar i identifikuar si Gjergji Ceka alias Gjergj Kola është arrestuar nga forcat Operacionale pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle.
Gjykata e Malagës kishte caktuar arrest me burg për të më 14 nëntor të këtij viti nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Pas arrestimit të 37 vjeçarit, Interpol Tirana do të bashkëpunojë me autoritetet spanjolle për ekstradimin e tij drejt Spanjës. Versus.al

