Altin Dumani i kaloi zyrtarisht detyrën e kreut të SPAK, Klodian Brahos i cili do ta drejtojë strukturën e posaçme për 3 vite. Dumani tha se përgjatë këtyre viteve SPAK ishte përballur me presione të mëdha, por shtoi se forca e institucionit është tek besimi që publiku ka patur ndaj prokurorëve të posaçëm.
Mes të tjerash, Dumani shprehu bindjen se Braho do ta forcojë edhe më shumë SPAK-un duke rritur besimin tek publiku.
“Drejtimi I SPAK ka qenë privilegj i madh. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet. Sot SPAK është më I fortë dhe më i besueshëm se më parë. Këto janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve. Dua t’ju falenderoj për përkushtimin dhe sakrificat tuaja. U shpreh mirënjohjen time partnerëve ndërkombëtarë që kanë qenë krah nesh në çdo etapë. Falenderim shkon edhe për publiku shqiptar. Besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj suksese zotit Brahos në detyrën e re dhe kam bindjen se do e çojë përpara SPAK-un me integritet dhe vendosmëri”- u shpreh Dumani. Versus.al


