AKTUALITET /

S’pranoi të fejohet/ Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë barbarisht të renë në Vlorë

Ndërkohë babait të vajzës së dhunaur I është gjetur në banesë dhe një armë gjahu pa leje

Shkruar nga a.b.

S’pranoi të fejohet/ Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë

Vajza nuk pranon që të fejohet me djalin e përzgjedhur, por bëhet për spital. Tre burra bëjnë “të vdekur’ një 29 vjeçare në Vlorë. Dhe nuk janë tre të panjohur, por babai, vëllai dhe i fejuari i vajzës së rrahur. Emri i saj nuk është bërë i ditur ende për mediat, por ndërkohë që vajza është marrë në mbrojtje, pasi është dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore, tre agresorët e saj janë vënë në pranga. 

S’pranoi të fejohet/ Babai, vëllai dhe i fejuari dhunojnë

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë babait të vajzës së dhunuar i është gjetur në banesë dhe një armë gjahu pa leje. Policia e Vlorës vijon hetimet në lidhje me këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta. Sipas burimeve të VS, mësohet se vajza ka patur konflikte të shumta me familjen, sepse nuk pranonte fejesen me 34vjeçarin me iniciale J.S.  

NJOFTIMI 

Vlorë/Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në një familje.

Ushtruan dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, për motive të dobëta, vihen në pranga babai, vëllai dhe i fejuari i saj.

Sekuestrohen 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që i posedonte babai, në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se një 29-vjeçare ishte dhunuar nga familjarët e saj, për motive të dobëta, në banesë, kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasit: A. B., 60 vjeç (babai), E. B., 26 vjeç (vëllai) dhe A. J., 34 vjeç (i fejuari). Nga veprimet hetimore dyshohet se për motive të dobëta, këta shtetas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 29-vjeçares, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. B., Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Poll