AKTUALITET /

Stuhi ciklonare në Shqipëri, e enjtja dhe e premtja rikthejnë shirat! Rrezik përmbytjeje në këto zona

Shkruar nga Versus

Stuhi ciklonare në Shqipëri, e enjtja dhe e premtja rikthejnë

Të enjten dhe të premten vendi ynë pritet të përfshihet nga reshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta në të gjithë territorin. 

Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” gjatë një prononcimi për Oranews, dha degaje mbi parashikimin e motit gjatë ditëve në vijim.    

" Parametri i temperaturave gjatë gjithë këtyre ditëve, nuk ka qenë problematikë. Kemi qenë në temperatura tipike vjeshte me një maksimum 24-25 gradë. Janë dy stuhi ciklonare të cilat prej shumë ditësh kanë qenë në brigjet e Spanjës e po zhvendosen drejt Italisë, duke bërë që Sardenja dhe Siçilia të përjetojë këtë stuhi me erë të forta dhe reshje. Gradualisht kjo stuhi do të prek edhe pjesën më të madhe të ballkanit.

Edhe pse Shqipëria do të jetë në periferi të kësaj stuhie, parashikohet që dita e enjte dhe dita e premte të ketë reshje me intensitete të larta.

Do të jenë disa zona të cilat do të kenë më shumë reshje, që janë Vlora, Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, i gjithë qarku i Korçës ku do të kenë shira me intensitet të lartë përgjatë këtyre ditëve. Në disa zona të caktuara rrezikohet dhe për përmbytje.

Më pak reshje do të ketë në zonat veriore", u shpreh Porja. Ndërsa gjatë fundjavës do të ketë përmirësim të motit duke u lënë vendin ditëve me shi gjatë mbylljes së muajit. Versus.al

Poll