
Erion Alibej, personazh i njohur i botës së krimit për porositjen e 2 vrasjeve në qytetin e Elbasanit, që prej vitit të kaluar ka marrë statusin e “bashkëpunëtorit të drejtësisë” dhe së fundmi ka rrëfyer takimin me të shumëkërkuarin Suel Çela ku ky i fundit i ka treguar se kanë qenë Franc Çopja dhe Talo Çela ata që i vranë vëllain Endrit Alibej dhe xhaxhain në atë që njihet si masakra e Bradasheshit në 2018-ën.
Sipas Verified News Agency (VNA), mësohet se përmes lidhjeve shoqërore, Endri Alibej kishte kërkuar informacion për personat që kishin financuar dhe organizuar e realizuar vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibejt dhe xhaxhait Arben Dylgjeri.
Në vazhdën e këtyre takimeve dhe kërkesave për informacion Erjon Alibej flet edhe për një bisedë të kryer me Suel Celën, një prej emrave më kontroversë të botës së krimit i cili sot e kësaj dite është në arrati që prej operacionit “Plumbi i Artë” ku sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit, dyshohet se Suel Çela kishte urdhëruar 2 atentate.
Alibej tregon se Suel Çela i kishte rrëfyer se krimi ishte realizuar nga vëllezërit Çopja dhe Talo Çela për një ngarkesë kokaine prej 50 kg të humbur në Angli.
“Ishte një kohë që flitej se atentatin e kanë bërë vëllezërit Çopja, Hajdar Çopja, Franc Çopja. Në këtë kohë kam vajtur në Hollandë dhe kam takuar Suel Çelën, periudha nuk më kujtohet sakëtëisht. Për këtë takim më ka ndihmuar një shok i Endritit. Në Hollandë unë kam qëndruar në Rotterdam, kurse Sueli ishte në Den Haag (Hagë). E takoj Suel Çelën në shpinë e tij në Hagë.
U ulëm në tavolinë, filloi të diskutojë dhe më thotë që ‘ta kanë bërë Franc Çopja, me Talon. Franci me Talon, me Kelin’, kaq më përmend. Më përpara ngjarjes unë Talo Çelën nuk e kisha dëgju në jetën time. Ta them dhe Endriti ska pas dëgju kurrë për Talo Çelën, kur Talo Çelën e njifte gjithë qyteti se kush ishte, si ishte, ça ishte. Neve nuk e njihnim. ‘Ta ka bërë Talo’, më tha, ‘Ta ka bërë Keli, ta ka bërë Franci me Darin’, më tha. Por ‘arsyeja pse ma kanë bërë kta?’ i thashë. Më tha ‘flitet për 50 kile që kanë humb në Angli…dhe sikur ia keni marrë ju…50 kile drogë”, dëshmon Erjon Alibej për bisedën e zhvilluar më Suel Celën në Holandë.
Nga hetimet e SPAK rezulton se autorët të masakrës së Bradasheshit, ku u u vranë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, është kryer nga Franc Gargely alias Franc Çopja dhe Franc Copja, në rolin financuesit dhe porositësit. Mikael Qosja alias Kel Kamami dyshohet të ketë patur rolin e organizatorit në ngjarje, Talo Cela ka parur rolin e organizatorit të grupit të tij të vrasësve me pagesë dhe ka qenë shofer i automjetit në momentin e krimit.
Altin NDoci dhe Besmir Haxhia kanë qenë ekzekutorë. Besmir Haxhia u vra më vonë me urdhër të Erjon Alibej bashkë me vëllain e tij Viktor Haxhinë. Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani ka patur rolin e pjesëmarrësit në ngjarje, Eljo Bitri, rolin e vëzhguesit. Të njëjtin rol ka patur dhe Emiljano Ramazani i cili po ashtu është ekzekutuar me urdhër të Erjon Alibej.
Organizata Copja u godit së fundmi nga SPAK dhe u zbuluan dhjetra krime, ndërsa kundërshtari i tyre Erjon Alibej ndodhet pas hekurave prej kohësh dhe dyshimet po ashtu për vrasje e krime te tjera të rënda.







