Një reportazh tronditës i publikuar nga BBC Africa Eye ka zbuluar rrënjët e një rrjeti të errët trafikimi dhe shfrytëzimi seksual që përfshin vajza të reja, kryesisht nga Uganda, të cilat dërgohen në Dubai me premtime për punë të ndershme, por përfundojnë viktima të prostitucionit dhe poshtërimit ekstrem.
View this post on Instagram
Termi famëkeq “Dubai Porta Potty” i referohet akteve degradimi ndaj grave, të cilat detyrohen të pranojnë pagesa për të kryer akte të turpshme si: konsumimi i jashtëqitjeve, urinimi apo dhunë seksuale, nga mw shumw se njw person njwherwsh shpesh vetëm për të shlyer borxhet ndaj trafikantëve.
Rasti që tronditi opinionin publik është ai i Monic Karungi, një modele nga Uganda që vdiq në rrethana misterioze në Dubai në vitin 2022, pasi besohet se ishte përfshirë në këtë rrjet. Familja e saj beson se vdekja e saj nuk është hetuar siç duhet.
Dokumentari i BBC-së thekson se shumë prej këtyre vajzave rekrutohen në rrugë të paligjshme, strehohen në kushte çnjerëzore dhe nuk kanë asnjë mundësi për të kërkuar ndihmë. Disa prej tyre janë ende të zhdukura, ndërsa të tjera kanë rrëfyer publikisht tmerrin e përjetuar.
Organizatat për të drejtat e njeriut dhe autoritetet në Afrikë po kërkojnë hetime të thelluara dhe ndërprerje të menjëhershme të këtyre praktikave çnjerëzore.







