AKTUALITET /

Tendera fiktivë, abuzim me fondet e BE dhe fshehje pasurie! GJKKO shtyn seancën për Beqajn dhe bashkëpunëtorët

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e avokatëve të të pandehurve për njohjen me aktet e dosjes hetimore ku akuzohen për abuzim me fondet e BE.

Shkruar nga B.V
Tendera fiktivë, abuzim me fondet e BE dhe fshehje pasurie! GJKKO shtyn
Momenti kur Beqaj mbërrin në komisariat me pranga në duar

Gjykata e Posaçme (GJKKO), ka shtyrë për nesër në orën 12:00 seancën ku do të jepet vlerësimi lidhur me masat e sigurisë për ish-ministrin Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për skemën korruptive të ngritur me abuzimin e fondeve të BE-së.  Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe 6 persona të tjerë dolën sot para Gjykatës së Posaçme ku për t’u njohur me masat e arrestit të lëna në fuqi për ta nën akuzën e abuzimit me fondet e BE-së gjatë vitit 2022-2023, në periudhën kur Beqaj drejtoi “SASPAC”, Agjensinë për administrimin e ndihmave të huaja.

Beqaj akuzohet se kreu të paktën 8 procedura tenderimi fiktive duke krijuar një skemë kriminale të prerjes së faturave fiktive nga biznese për shërbime të cilat këto të fundit nuk i kishin kryer kurrë. Ditën e djeshme, së bashku me të u arrestuan edhe Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla. Kurtulaj rezulton të ketë qenë krahu i djathtë i Beqajt në ndërtimin e kësaj skeme kriminale me tendera fiktivë dhe abuzime me fondet e BE-së. Po ashtu Kurtulaj, ka shërbyer si "kamuflim" i Beqajt për të fshehur asete që dyshohet se vetë ish-ministri i ka nën pronësi si një restorant në kalanë e Tiranës të njohur si "Gzona" dhe një automjet në emër të Kurtulajt që Beqaj e përdorte për të lëvizur kudo. 

Masat e sigurisë:

Arrest në burg

1- Ilir Beqaj - Drejtori i SASPAC

2- Ermal Kurtulaj -   koordinator i projektit EUSAIR

3- Alfred Nikollaj - drejtori Administrativ i ‘Landëays International’

Arrest në shtëpi:

4- Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’ - Nuk është ekzekutuar vendimi

5- Elton Marini - Menaxher futbollistesh  -ortak i shoqërisë private 

Detyrim paraqitje:

6- Bledar Leka

7- Bjona Zijaj - konsulente financiare

Në përgjimet e publikuara në dosjen hetimore shfaqej qartë sesi subjektet private lëshonin fatura fiktive ndaj "SASPAC" për shërbime që nuk i kishin kryer kurrë. Beqaj dhe Kurtulaj dyshohet se ishin organizatorët kryesorë të pagesave për fatura fiktive, pagesa të cilat më pas tërhiqeshin nga banka nga administratorët e subjekteve dhe i jepeshin Kurtulajt dorazi. Gjatë kontrolleve në kompaninë "Albanian Food and Hospitality Lab” që dyshohet se është në pronësi të fshehtë të Beqajt, janë sekuestruar rreth 47 mijë euro dhe 700 mijë lekë. Versus.al

Poll