AKTUALITET /

Tjetër krim në familje, burri plagos gruan me armë zjarri

Gruaja e plagosur po merr trajtim në spital, fatmirësisht në gjendje të stabilizuar.

Shkruar nga Versus

Tjetër krim në familje, burri plagos gruan me armë zjarri

Një tjetër krim në familje shqiptare ka ndodhur ditën e sotme, këtë herë në Fushë-Kosovë ku një grua ka mbetur e plagosur me armë zjarri nga burri i saj.

Për pasojë gruaja e plagosur është dërguar në spitalin rajonal për të marë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa autori është arrestuar dhe dërguar në rajonin policer.

Dyshohet se shkak për konfliktin ka qenë një zënkë e çastit mes çiftit.

Më herët gjatë ditës së sotme një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë ku një i moshuar 69 vjeç vrau me sëpatë gruan e tij. Më pas në konflikt ndërhyri edhe djali i cili hodhi babain e tij nga shkallët duke e lënë të vdekur. Versus.al

Poll