
Tiranë- Është zbuluar veprimtaria kriminale e dy vëllezërve italianë të cilët trafikonin në Shqipëri makina të viteve të fundit të cilat ishin vjedhur kryesisht në Itali.
Në kuadër të operacionit “Luxury Cars” është arrestuar 37 vjeçari Davide Simula, ndërsa ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për vëllain e tij F.S.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete, tip “Audi Q3” dhe “BMË X6”, prodhime të viteve të fundit, me vlerë rreth 150 000 euro.
Hetimet vazhdojnë për të identifikuar raste të tjera të trafikimit të mjeteve luksoze nga 2 vëllezërit italianë. Versus.al







