AKTUALITET /

Trafikuan 111 kg kokainë të stampuara me logo elefanti, arrestohen në Itali 2 shqiptarë dhe një rumun

jatë kontrollit të kamionit u gjet një ndarje e fshehtë në kabinë, ku ishte fshehur kokaina e ndarë në 100 blloqe dhe e paketuar me logo elefanti.

Shkruar nga Versus

Trafikuan 111 kg kokainë të stampuara me logo elefanti, arrestohen

Një operacion antidrogë i Guardia di Finanza në Itali ka çuar në sekuestrimin e mbi 111 kilogramëve kokainë dhe arrestimin e tre personave, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe një rumun.

Sasia e drogës u zbulua nga efektivët e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza në Ankona, gjatë një operacioni që nisi pas ndjekjes së një automjeti të dyshimtë në zonën e Ankonës dhe më pas drejt zonave përreth Parmës.

Sipas autoriteteve italiane, hetuesit konstatuan një shkëmbim çantash mes automjetit dhe një kamioni të ndaluar pranë tij. Gjatë kontrollit të kamionit u gjet një ndarje e fshehtë në kabinë, ku ishte fshehur kokaina e ndarë në 100 blloqe dhe e paketuar me logo elefanti.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 19 mijë euro para të gatshme, të cilat dyshohet se kishin lidhje me aktivitetin kriminal.

Tre të arrestuarit, dy personat që udhëtonin me automjetin dhe drejtuesi i kamionit, u ndaluan me urdhër të Prokurorisë së Parmës dhe u dërguan në burgun e qytetit.

Sipas vlerësimit të Guardia di Finanza, pas përpunimit dhe hedhjes në treg, sasia e kokainës së sekuestruar mund të sillte përfitime deri në rreth 20 milionë euro./Versus.al

Poll