AKTUALITET /

Tragjedi në Itali, 5 vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë, nën sytë e mamasë së saj

Punonjësit e autoambulancës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë tentuar ta ringjallin vajzën e vogël për gati një orë, me manovrat e përdorura në këto raste, por fakteqësisht kur kanë mbërritur në urgjencë, duhej të konfirmonin vdekjen e saj.  

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Itali, 5 vjeçarja shqiptare mbytet në pishinë,

Një tragjedi e rëndë. Një vajzë 5-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në pishinën e Molino Rosso, hotel në Via Selice, jo shumë larg daljes së autostradës A14 në Imola.

Punonjësit e autoambulancës kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë tentuar ta ringjallin vajzën e vogël për gati një orë, me manovrat e përdorura në këto raste, por fakteqësisht kur kanë mbërritur në urgjencë, duhej të konfirmonin vdekjen e saj.  

Karabinierët kanë nisur një hetim në terren, ku kanë zhvilluar personalisht intervistat me dëshmitarët. Sipas raportimeve të para, ishte rreth orës 18:00 dhe pishina ishte shumë e mbushur me njerëz.

Zona ku ndodhej vajza e vogël do të kishte qenë më së shumti katër metra e gjatë, pra jo e thellë. Vogëlushja ishte shoqëruar në pishinë nga nëna e saj, e cila në atë moment nuk ishte në ujë. Familja me origjinë shqiptare jeton në një qytet në luginën e Santernos.

Papritur, pushuesit sinjalizuan me britma dhe gjeste, duke tërhequr vëmendjen e 'shpëtuesve' të pranishëm, për trupin e vajzës vogël që notonte në mënyrë të panatyrshme mbi ujë. Një nga rojet e plazhit u zhyt dhe gjeti vajzën e vogël, e cila tashmë nuk po merrte frymë.

Nga rikonstruksionet e para duket se vogëlushja ishte në ujë dhe nuk është rrëzuar apo nuk ka rrëshqitur, por tashmë do t'i mbetet Karabinierëve që ta rindërtojnë këtë histori tragjike pjesë-pjesë.

Poll