
Kanada- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Lachine të Montrealit ku një nënë shqiptare dhe djali i saj 3 vjeç u mbytën në një pishinë.
Shqiptarja, Elzina Morina nga Deçani i Kosovës u hodh në pishinën rezidenciale për të shpëtuar të miturin i cili kishte hyrë për të kapur topin.
Por për shkak se as ajo nuk dinte not, të dy mbetën të vdekur mesditën e 12 qershorit.
Lajmin për vdekjen e tyre fillimisht e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili i shprehu edhe ngushëllime familjarëve dhe miqve.
“Na e keni vrarë zemren! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote Elzina Halit Ramosaj dhe birit tënd Elonit!”, thuhej në një pjesë të shkrimit të Ramosajt në Facebook.
Familjarët e viktimave kanë njoftuar se varrimi i 34 vjeçares dhe vogëlushit të saj do të bëhet në Kanada më 15 qershor. Versus.al







