AKTUALITET /

Transportonin 21 kg eksploziv, prokuroria e Fierit çon për gjykim Albi Mecinin dhe 2 shokët e tij

I njohur si ushtar i Admir Tafilit, të dënuarit me dy burgime të përjetshme, Albi Mecini dyshohet gjithashtu si i përfshirë në zhdukjen e dy personave në Sarandë, Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit.

Shkruar nga Versus

Transportonin 21 kg eksploziv, prokuroria e Fierit çon për gjykim

Fier- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Albi Mecinin dhe 2 shokët e tij të cilët në 2023-in u kapën teksa transportonin 21 kg eksploziv në fshatin Vajkan.

Dyshohej se Mecini dhe dy shokët e tij kishin në plan të kryenin atentat, por deri më tani kanë preferuar të mos thonë asnjë fjalë në gjykatë. Në ngarkim të tre të pandehurve janë dy akuza “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Të tre dyshohet se kishin planifikuar shpërthimin në distancë të një objekti në fshatin ku u kapën në flagrancë. 

Ndërsa Albi Mecini njihet ndryshe edhe si "ushtar" i Admir Tafilit, të dënuarit me 2 burgime të përjetshme. Mecini dyshohet si i përfshirë në zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodhorit në Sarandë. 

Njoftimi i plotë për mbylljen e hetimeve:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq tre shtetasit A.M., E.C., dhe A.M. për ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit’ e kryer në bashkëpunim dhe në sasi të mëdha, parashikuar nga neni 278/6 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.1070, i kryer në bashkëpunim me policinë gjyqësore, rezultoi se shtetasi A.M u kap nga policia gjyqësore në flagrancë në fshatin Vajkan, të qarkut Fier, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”. Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tjerë ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.

Nga hetimet rezultoi se të tre të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetërin, më datë 28.09.2023 kanë poseduar dhe trasportuar lëndën eksplozive prej 21 kilogram e 265 gram në qytetin e Fierit. Të pandehurit, janë të dënuar më parë dhe dyshohet se janë përfshirë në  ngjarje të rënda. Pas kryerjes së veprime të plota, organi i akuzës ka arritur të provojë se të pandehurit kanë konsumuar plotësisht veprat penale për të cilën akuzohet dhe për këtë shkak ka përpiluar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: