
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet pas denoncimit të Partisë Demokratike për manipulim të votave përmes të ashtuquajturit “treni bullgar”, në fshatin Pekisht.
Në përgjigjen e organit të akuzës, ndaj Partisë Demokratike thuhet se “është regjistruar procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve të parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal”.
Sipas Prokurorisë së Elbasanit aktualisht ky procedim ndodhet në fazë hetimi.
Ky vendim i prokurorisë së Elbasanit erdhi pas denoncimit të kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kandidatit demokrat Bledi Himçi se në një lokal në fshatin Pekisht, u gjetën disa materiale të dyshuara zgjedhore.
Në këtë lokal u sekuestruan disa fletë votimit false dhe një shumë parash në posedim të kryeplakut të fshatit Pekisht, Dervish Beqiri, njëherësh vëzhgues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Versus.al







