AKTUALITET /

Tritoli në lokalin ‘The Boss’ në Vlorë, dy të shoqëruar nga policia

Shkruar nga Versus

Tritoli në lokalin ‘The Boss’ në Vlorë, dy të

Dy persona janë shoqëruar në polici për shpërthimin i cili ndodhi para lokalit ‘The Boss’ në shëtitoren buzë detit në Vlorë.

Shpërthimi i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së dielës (8 dhjetor 2024) për fat të mirë shkaktoi vetëm dëme materiale,

Ndërkohë burimet mediatike bëjnë me dije se janë shoqëruar dy persona në polici. Autorët e dyshuar për vënien e tritolit u kapën nga kamerat e sigurisë.

Lokali, funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.

‘The Boss’ rezulton në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, Resmie Birçaj. Më herët ishte dhënë me qira, por ishte rimarrë në administrim së fundmi nga pronarët, vëllezërit e viktimës së eliminuar 3 vjet më parë. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes.

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

Rreth orës 06:00, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Poll