Është zbardhur dëshmia e gazetarit Ervis Hasanaga dhe punonjëses së policisë Regina Omeri të cilët u arrestuan nën akuzën e publikimit të lajmeve të rreme për drejtues institucionesh në portalin “shqipneës” me qëllim përfitimin monetar.
Versus.al ka mësuar se gazetari Ervis Hasanaga ka deklaruar se ishte thjesht i punësuar në portal dhe merrej me menaxhimin e rrjeteve sociale. Sipas tij për këtë punë paguhej 600 euro në muaj për të publikuar lajmet që i merrte nga Kushtrim Selimi.
Ky i fundit me detyrë shef sektori në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore është shpallur në kërkim. Ndërsa efektivja e AMP Rexhina Omeri në dëshminë e saj ka pranuar se bashkëpunonte me Kushtrim Selimin për shkak të njohjes dhe raporteve intime që kishte me të.







