AKTUALITET /

U grabit më pas u vra brenda banesës? Policia me reagim zyrtar për vdekjen e të moshuarit në Vlorë

Shkruar nga Versus
U grabit më pas u vra brenda banesës? Policia me reagim zyrtar
Foto nga vendngjarja

Policia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “10 korriku” ku 68 vjeçari Bashkim Durmishi u gjet i vdekur brenda banesës së tij.

Sipas policisë, i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Por raportohet për shenja dhune dhe goditje me sende të forta në pjesën e nofullës.

Trupi i pajetë i Durmishit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore në mënyrë që të përcaktohen plotësisht rrethanat që i kanë shkaktuar dëmtimet në fytyrë. Versus.al

Poll