AKTUALITET /

U mbytën në det nga dallgët e forta, dalin FOTO-t e 2 shqiptarëve nga Kosova që humbën jetën në Lezhë

Shkruar nga Versus
U mbytën në det nga dallgët e forta, dalin FOTO-t e 2
Të ndjerët, Jetmir Binaku dhe Leonit Aliu

Lezhë- Një fatkeqësi e madhe ndodhi ditën e djeshme në zonën e njohur si "Rana e Hedhun" ku si pasojë e dallgëve të forta në det, humbën jetën 2 të rinj shqiptarë nga Kosova. 

Viktimat, Leonit Aliu, 22 vjeç dhe Jetmir Binaku 23 vjeç, të dy nga Prishtina, kishin ardhur për pushime në Lezhë ku fatkeqësisht ndodhi tragjedia. Ndërsa 3 prej shokëve të tyre arritën të shpëtonin. 

Të rinjtë ishin pjesë e një grupi turistësh nga Kosova, të cilët kishin ardhur me autobusë për të vizituar Shëngjin dhe zonat përreth. Leonid Aliu dhe Jetmir Binaku dyshohet të jenë futur për tu larë së bashku me 3 shokët e tjerë, Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi por janë rrëmbyer nga dallgët e forta. Versus.al

Poll