
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tragjedinë e ndodhur së fundmi në Lozhan të Maliqit ku gjatë një operacioni policor për kapjen e personazhit të rrezikshëm Violand Bracellari, humbi jetën efektivi i Shqiponjave, Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.
"Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!
Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”- shkruan Rama. Versus.al


