POLITIKË /

"Dje sulmuat protestuesit me ujë e piper, dorëhiqu", Kapri-Lamallarit: Në Rrjoll u dhunuan gra shtatzëna, nuk vepruat

Shkruar nga Versus

"Dje sulmuat protestuesit me ujë e piper, dorëhiqu",

Çështja e protestave masive që kanë përfshirë vendin ditët e fundit u ngrit në Kuvend nga partia “Mundësia”. Deputeti Erald Kapri i kërkoi dorëheqjen ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari për ujin me piper që u hodh dje ndaj protestuesve paqësorë.

Ndërsa kërkoi edhe llogari për standartin e dyfishtë të mbajtur sa i takon Zvërnecit dhe Rrjollit ku policia private dhunoi gra shtatzëna dhe nuk pati asnjë masë ndaj tyre.

“Hoqët licencat e disa kompanive në Zvërnec, prekët policinë e Vlorës, po në Rrjoll nuk e patë dhunën e policisë private ju, nuk e patë sesi janë marrë zvarrë nëna me fëmijë dhe gra shtatzëna edhe kundër vendimeve të gjykatave? Prandaj lërini këto standarte të dyfishta, nëse ke guxim jep dorëheqjen për provokimin që u bëre dje rinisë shqiptare që nuk ka patur guximin ta bëjë as diktatori juaj. Për turpin tuaj i quajtët nazistë e grekë dhe ky do jetë fundi juaj! Jep dorëheqjen”- u shpreh Kapri. Versus.al

Poll