
Ditën e nesërme, Partia Socialiste do të mbajë një organizim në Vlorë në kuadër të festimit të 35 vjetorit të themelimit. Por persona të ndryshëm, kanë dërguar denoncime duke kërkuar të mbeten anonimë ku thonë se punonjësve të administratës dhe jo vetëm, po u bëhet presion që të jenë të pranishëm në këtë organizim dhe të sjellin secili nga 5 veta të tjerë.
Sipas qytetarëve, PS po kërkon të organizojë një antimiting kundër protestuesve që janë mbledhur masivisht gjatë ditëve të fundit në Tiranë.
Të njëjtën gjë e denoncoi edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili tha se po merren punonjës të administratës edhe nga zona të tjera të jugut të vendit me qëllim që të duket sikur ka sa më shumë mbështetës.
“Dhe siç e denoncova në parlament, unë i bëra një denoncim të fuqishëm thirrjes nga ana e tij të antimitingut në Vlorë si një formë presioni ndaj mitingjeve paqësore të qytetarëve të Tiranës, gjë e cila bën një akt të mirëfilltë stalinist, akt të mirëfilltë diktatorial, antidemokratik dhe kërkoj me urgjencë anulimin.
Nuk është e vërtetë se është festimi, sepse dekoratat e turpit i ndanë pardje. Ju e patë se si të gjithë bosët e krimit të PS në Vlorë u dekoruan. Njëri pas tjetri dolën në skenë se po merrnin dekoratën e partisë. Ky antimiting që është thirrur me punonjës nga Lushnja në Sarandë ka vetëm e vetëm si një goditje tërthor, siç bënte dikur Ramiz Alia që kërkonte të krijonte republikën e Vlorës dhe marrëzira të tjera. U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë me përçmim dhe natyrisht PD dhe opozita e bashkuar do ketë qëndrimet e veta publike për antimitingjet e Edi Ramës”- u shpreh Berisha. Versus.al

