AKTUALITET /

Në kërkim prej 2017-ës, kush është ish-ushtaraku që vrau policin e “Shqiponjave” dhe plagosi një tjetër

Bracellari ishte dënuar nga gjykata e Vlorëws me 9 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Shkruar nga Versus
Në kërkim prej 2017-ës, kush është ish-ushtaraku
Autori, Violand Bracellari

Policia arrestoi 43 vjeçarin Violand Bracellari si autorin e vrasjes së efektivit Eena Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër, Edison Adri.

Që prej vitit 2017, Bracellari ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi gjykata e kishte dënuar me 9 vite burg për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Ai konsiderohej personazh me rrezikshmëri të lartë në Maliq për shkak të përfshirjes së tij në disa ngjarje kriminale dhe për shkak të formimit të tij si ish-ushtarak.

Në momentin e arrestimit, 43 vjeçari u gjet i plagosur si pasojë e përplasjes me armë me efektivët e shqiponjave. Versus.al

Poll