AKTUALITET /

U mor peng nga “ushtari” i Ervis Martinajt, kush është 35 vjeçari që i kërkuan 70 mijë euro në Tiranë

I riu që u mor peng në Tiranë për 70 mijë euro, rezulton emër i njohur për drejtësinë.

Shkruar nga Versus
U mor peng nga “ushtari” i Ervis Martinajt, kush është 35
Ervis Xhixha (u mor peng), Hektor Xheçuka (i përfshirë në pengmarrje)

Ervis Xhixha është i riu 35 vjeçar i cili u mor peng nga “ushtari” i Ervis Martinajt, Hektor Xheçuka dhe 6 persona të tjerë me qëllim për t’i marrë 70 mijë euro.

Me zbardhjen e emrit të personit që u mor peng, dyshohet se çështja mund të lidhet edhe me gjëra të tjera veç kërcënimit për t’i marrë 70 mijë euro pasi Ervis Xhixha është një emër i njohur për drejtësinë.

Ai rezulton të jetë arrestuar në 2019-ën nën akuzën për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë” ndaj Bujar Beshirit. Pas një konflikti që kishte patur me këtë të fundit në Zall Herr, Xhixha kishte qëlluar në ajër me armë zjarri. Versus.al

Poll