
Nga operacioni ‘Plumbi i artë 2’ është zbardhur dhe vrasja në rrethana misterioze e Andi Zylyfit në 13 dhjetor 2019.
Zylyfi u qëlllua me 27 plumba teksa ndodhej në një lokal buzë rrugës nacionale Elbasan-Peqin.
Një person i maskuar i cili zbriti shumë pranë këtij ambienti qëlloi me breshëri plumbash ndaj Zylyfit atëherë 26 vjeç, ndërsa dyshohej për larje hesapesh mes bandash.
Pas atentatit, autorët u larguan në drejtim të pa ditur.
Plumbat kapën gjithashtu edhe Ardit Uruçin, shokun e Zylyfit, që ishte me këtë të fundit në momentin e atentit por që arriti të mibjetonte.
Zylyfi ishte kthyer nga emigrimi për të festuar festat e fundvitit me familjarët e tij.
Zylyfi ishte djali i hallës së Endrit Alibeaj bosit të drogës i cili mbeti i vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit në vitin 2018.







