
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar efektivin Hiqmet Imamaj në Vlorë i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Denoncimi për të u bë nga një qytetar i cili pretendonte se në zonën e “Ujit të Ftohtë” e kishin ndaluar 2 efektivë policie të cilët ishin sjellë me të në mënyrë jo etike që prej momentit të prezantimit.
Pas kësaj telefonate, u bë ndalimi i Imamajt teksa ky i fundit drejtonte automjetit dhe testi i alkoolit zbuloi se ishte në timon në gjendje të dehur. Po ashtu edhe për oficerin tjetër me inicialet E.A nici hetimi disiplinor për sjellje jo etike me qytetarët. Versus.al
