
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Memaliaj ku një 72-vjeçar i identifikuar si Faik Hajdini, fotoja e të cilit është bërë publike, është gjetur i pajetë në përroin e fshatit Zhapokikë dhe dyshohet se është vrarë.
Për të fshehur gjurmët vrasësi e ka hedhur trupin e 72-vjeçarit në përrua.
Fillimisht u raportua se i moshuari kishte rënë nga humnera dhe për pasojë kishte humbur jetën. Por ekspertët e kriminalistikës evidentuan goditjet në kokë dhe në qafë që kanë shkaktuar vdekjen e Faik Hajdinit.
Ndërkaq alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e kanë dhënë familjarët e tij të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.
Sakaq Policia e Gjirokastrës ka ngritur 2 postblloqe në aksin nacional Memaliaj-Krahës dhe në akset lokale Memaliaj-Sektori i Tretë dhe Krahës-Rabije.
Ende nuk dihet se pse mund të ketë ndodhur ngjarja dhe policia nuk ka asnjë të dyshuar për këtë vrasje.
Hajdini kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me familjen dhe ishte denoncuar në polici./ Versus.al







