AKTUALITET /

U vuri flakën makinave të parkuara të babë e bir, arrestohet i riu në Kamëz (EMRI)

Shkruar nga Versus
U vuri flakën makinave të parkuara të babë e bir, arrestohet
Foto ilustruese

Tiranë- Një 26 vjeçar i identifikuar si Paulin Doda është arrestuar nga policia e Kamzës si autor i djegies së dy makinave të parkuara.

I riu, gjatë ditës së djeshme, në orët e para të mëngjesit në rrugën “Bavaria” ka spërkatur me benzinë dy makina që i kishin në pronësi babë e bir dhe më pas u ka vënë flakën.

Policia po shqyrton pamjet filmike, ndërsa po punohet për të zbardhur motivet e ngjarjes të cilat ende nuk dihen. Versus.al

Poll