AKTUALITET /

Udhëtonte nga Dubai, i huaji kapet me valixhen plot drogë në Rinas, çfarë u tha policëve (VIDEO)

21 vjeçari i tha policisë se drogën e kishte marrë në Tajlandë dhe nuk ka dijeni mbi personat të cilët do ta merrnin në dorëzim në Tiranë.

Shkruar nga Versus

Udhëtonte nga Dubai, i huaji kapet me valixhen plot drogë në

Tiranë- Një 21 vjeçar nga Luksemburgu i identifikuar si Brice Tchantchou është arrestuar nga policia në aeroportin e Rinasit pasi u kap me 26 kg e 700 gramë kanabis të fshehur brenda valixhes të cilën e kishte me vete teksa udhëtonte nga Dubai.

21 vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “Fluturimi”. Në shpjegimet e dhëna, i riu shprehet se lëndën narkotike e kishte marrë në Tajlandë dhe se nuk e di se kush është personi që planifikohej të merrte drogën që kishte transportuar.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

Poll