AKTUALITET /

Urgjenca e QSUT u përfshi nga zjarri 4 muaj më parë, përfundojnë punimet! Ja kur rikthehet shërbimi

Dhomat të cilat 4 muaj më parë u dëmtuan nga zjarri që përfshiu godinën janë gati për të pritur pacientët.

Shkruar nga B.V

Urgjenca e QSUT u përfshi nga zjarri 4 muaj më parë,

Tiranë- Kur kanë kaluar rreth 4 muaj nga zjarri që përfshiu urgjencën e QSUT në 11 shkurt të këtij viti, kanë përfunduar punimet dhe dhomat janë gati për pacientët.

Mësohet se shërbimi do të rikthehet në javën e parë të qershorit.

Nga ngjarja, fatmirësisht nuk pati asnjë pacient të dëmtuar ndërsa dyshohet se shkak për zjarrin u bë një shkëndijë elektrike.

Policia nisi një procedim penal për veprën “shkatërrim i pronës me zjarr” për të dokumentuar vlerën e dëmit të shkaktuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen që mund të kishte rezultuar fatale. Versus.al

Poll