AKTUALITET /

Valë dorëheqjesh dhe në Bashkinë e Durrësit, nis vlerësimi i drejtuesve nga komisioni i posaçëm

Një komision i posaçëm, i ngritur pranë Bashkisë së Durrësit, pritet të marrë vendimin në ditët në vijim për pranimin ose refuzimin e dorëheqjeve dhe për të përcaktuar se cilët drejtues do të vazhdojnë në detyrë.

Shkruar nga Versus
Valë dorëheqjesh dhe në Bashkinë e Durrësit, nis
Bashkia e Durrësit

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre.

Kjo lëvizje vjen pak ditë pas shkarkimeve masive në Bashkinë e Vlorës dhe në Fier dhe pas paralajmërimeve të forta nga kryeministri Edi Rama për një “vetëpastrim” të thellë në administratën vendore, në kuadër të reformës për zhvillimin dhe kontrollin e territorit.

Një komision i posaçëm, i ngritur pranë Bashkisë së Durrësit, pritet të marrë vendimin në ditët në vijim për pranimin ose refuzimin e dorëheqjeve dhe për të përcaktuar se cilët drejtues do të vazhdojnë në detyrë.

Ky komision përbëhet nga pesë deputetë të listës së mbyllur – Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume, Skënder Pashaj dhe Aurora Mara – si dhe nga kryebashkiakja Emiriana Sako, e cila është edhe drejtuese politike e qarkut. Ata do të vlerësojnë performancën e drejtuesve të Bashkisë së Durrësit.

Pas përfundimit të kësaj faze të parë, procesi i ristrukturimit pritet të përfshijë edhe drejtorët rajonalë të institucioneve të varësisë, si pjesë e fazës së dytë të këtij procesi reformues./Versus.al

Poll