AKTUALITET /

Vdekja e dyshimtë e një shqiptari në Itali, u gjet buzë një përroi

Shkruar nga Versus

Vdekja e dyshimtë e një shqiptari në Itali, u gjet buzë

Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur mëngjesin e së martë buzë një përroi në zonën e Candeglia.

Viktima është 65-vjeçari Gjon Toma, i cili ishte larguar nga shtëpia të dielën në mëngjes, teksa familjarët e tij kishin bërë kallëzim në polici se kishin humbur kontaktet me të.

Zbulimi i trupit të pajetë është bërë nga forcat zjarrfikëse, ndërsa nuk kishte shenja dhune. Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Poll