AKTUALITET /

Vetëm 10 minuta pasi ishte larguar hoxha, xhamia në Bulqizë shkrumbohet nga flakët

Zjarri u pikas nga besimtarët në katin e dytë të xhamisë pasi kishte përfunduar falja.

Shkruar nga Versus
Vetëm 10 minuta pasi ishte larguar hoxha, xhamia në Bulqizë
Foto nga vendngjarja

Dibër- Një xhami është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Bulqizës.

Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, por zjarri ishte i pamundur për t’u shuar dhe për pasojë ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarrvënie apo për zjarr aksidental. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: