Banorët e Krujës e Fushë Krujës dolën sot sërish në protestë duke bllokuar aksin Thumanë-Kashar.
Në vendngjarje ka edhe një prezencë e madhe të forcave të policisë, ndërsa ka pasur edhe përplasje mes policisë dhe banorëve që kanë dal në protestë.
Banorët pretendojnë se me aksin e ri Thumanë Kashar ata po falimentojnë, pasi për ta ky aks nuk do të ketë hyrje dhe dalje, pra u privohet lëvizja e lirë.







