Tiranë- Një 32 vjeçar i identifikuar si Ilirjan Gjuni është arrestuar nga policia pasi akuzohet për disa vepra penale.
Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, i riu shihet teksa blen një çakmak në një market, të cilin më pas e përdor për t’i vënë flakën një makine të parkuar në Babrru më datë 9 shkurt.
Ndërsa 5 ditë para këtij akti ka tentuar të djegë makinën e një personi tjetër po në Babrru. Më 2 shkurt rezulton se Gjuni ka vjedhur një monopatinë. Versus.al







