Ashtu dhe siç u tha dhe një ditë më parë banorët e zonës ku janë depozituar 2100 ton me mbetjeve të dyshuara toksike kanë protestuar sot kundër magazinimit të kontenjëreve me mbetje të rrezikshme.
Banorët shprehen se ata janë në rrezik për jetën dhe se duhen të mbahen larg nga banesat e tyre për shkak të përmbatjes së tyre.
“Kemi 30 vjet që jetojmë këtu, është një zonë e ndotur, kemi pasur probleme me mbeturinat, kanë vdekur njerëzit nga tymrat që krijoheshin nga djegia e mbeturinave. Kemi frikë për jetën, kanë vdekur njerëz nga papastërtitë, nga plehrat, nga mbeturinat që digjeshin", pohojnë banorët e zonës.
Kontinierët e dyshuara se përmbajnë mbetje të rrezikshme që u u eksportuan nga Shqipëria në drejtim të Tajlandës dhe u kthyen pas pas alarmit nga ambjentalistë janë vendosur në një zonën në administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara, AAPSK në afërsi të EcoParkut në Porto Romano.
Forcat e rendit do të ruajnë kontejnerët dhe zona mësohet se monitorohet me kamera. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar ruajtjen 24 orë të kontejnerëve, ndërsa thotë se në vend do të ketë ekspertë që do të bëjnë verifikimin nëse ato kanë apo jo lëndë të rrezikshme./Versus.al







